Rrugë drejt vetes

Përmes qasjeve të ndryshme terapeutike, të ofroj mjetet e duhura për të kuptuar thellësisht veten dhe për të kapërcyer sfidat. Zgjidh formën e mbështetjes që i përshtatet më së miri nevojave të tua në këtë fazë të jetës.

Unë jam Lirije Haziraj, psikologe dhe psikoterapiste. Në punën time përpiqem të krijoj një hapësirë të qetë dhe të sigurt ku njerëzit mund të flasin hapur për atë që po përjetojnë, pa u ndjerë të gjykuar

Shumë persona kërkojnë ndihmë kur ndihen të mbingarkuar nga ankthi, kur përballen me vështirësi në marrëdhënie, ose kur ndjejnë se kanë humbur qetësinë e brendshme. Terapia është një proces ku përpiqemi të kuptojmë më mirë emocionet, mendimet dhe përvojat që ndikojnë në jetën tonë, dhe të gjejmë mënyra më të shëndetshme për t’u përballur me to.

Qasja ime mbështetet në psikoterapinë pozitive dhe në punën me burimet dhe potencialet që çdo person ka brenda vetes. Besoj se çdo njeri, edhe në momentet më të vështira, ka brenda vetes mundësinë për ndryshim dhe për një mënyrë më të balancuar të jetës.

Përveç formimit tim në psikologji dhe psikoterapi, kam përfunduar studime edhe në fushën e edukimit. Gjithashtu kam punuar për shumë vite si gazetare në televizion. Kjo përvojë më ka dhënë mundësinë të dëgjoj dhe të kuptoj histori të ndryshme njerëzore, gjë që ka ndikuar shumë në mënyrën si i qasem sot punës terapeutike.

Në punën time i kushtoj shumë rëndësi krijimit të besimit, respektit dhe mirëkuptimit.

Në punën time i kushtoj shumë rëndësi krijimit të besimit, respektit dhe mirëkuptimit.

    ~ Nosrat Peseschkian ~

    Njeriu nuk sëmuret vetëm nga ajo që i ndodh, por nga mënyra si e përjeton

      Ajo që sot të duket e rëndë, nesër mund të bëhet forca jote më e madhe.