Shërbimet që unë ofroj janë këto
Çdo frikë, çdo rrahje e përshpejtuar e zemrës dhe çdo mendim irracional, trajtohet me teknika të përsosura të psikoterapisë. Mendimet e turbullta për shkak të depresionit, mungesa e vullnetit dhe motivimit, nxiten dhe stimulohen po me teknika të avancuara psikologjike.
Frika për të folur në publik, për të prezantuar para masës, mungesa e dashurisë dhe vlerësimit ndaj vetes, e bëjnë jetën tuaj më të zymtë. Një herë po shijuat jetën me vetëvlerësim dhe vetëbesim, do keni fuqinë për të arritur çdo qëllim në jetë.
Trauma është një eksperiencë e rëndë, të kuptuarit e traumes, çka dhe si shkaktohet ajo është shumë e rëndësishme për integrimin e traumes. Teknika të avancuara trauma-terpeutike si shpëtimi i fëmijës së brendshëm, ndihmojnë për të trajtuar trauma që kanë bazën në fëmijërinë e hershme.
Një tjetër fushë që kontribuon në një jetë të suksesshme dhe psikologjikisht të shëndetshme është zhvillimi personal. Çdo gjë që mund të arrini në jetë (profesion, marrëdhënie me veten dhe të tjerët, marrëdhënie me mjedisin), vjen falë vetefikasitetit. Zhvillimi personal aty ku ju arrini të shftytëzoni të gjithë potencialin tuaj.
Shpesh ne jemi në "luftë" me njeriun që duam, zënkat,mosmarrevshjet, kokëfortësia, inatet dhe xhelozitë prishin marrëdhënien në çift. E tëra kjo vjen më së shumti nga mungesa e komunikimit adekuat. Gjatë terapisë për çiftet ku mund të dëgjoni të pathënat dhe të arrini kompromisin ndoshta të shpirtit tuaj binjak deri në përjetësi.
Në terapitë grupore zakonisht bëjnë pjesë grupe njerëzish me problematika të ngjashme. Ato trajtojnë vështirësinë e caktuar që përjetojnë anëtarët e një grupi, ku shpalosen përjetimet individuale dhe shkëmbehen strategji të përshtatshme për përballimin e problemit. Si e tillë, kjo terapi pêrdoret edhe për të gjithë ju që e gjeni veten në konflikte dhe mosmarrëveshje familjare.
Nëse je duke lexuar këtë shkrim, atëherë keni bërë një hap përpara për të ndihmuar veten tuaj. Nëse kohët e fundit keni vërejtur se situatat e përditshme u janë rënduar dhe keni vështirësi për t’i përballuar, atëherë është koha për të kërkuar ndihmë profesionale.
Pavarësisht nëpër çka jeni duke kaluar, jam gati të ndaj me ju vështirësit tuaja. Marrja e një ndihme profesionale ju mundëson përballimin më efikas dhe të përshtatshëm për situata të vështira, ju pajis me teknika dhe strategji vetëndihmuese dhe bën të kuptoni shumë gjëra pêr veten tuaj. Në jetë shumicën e problemeve në marrëdhëniet me veten, të tjerët dhe mjedisin i kemi pêr shkak të mungesës së dashurisë dhe vlerësimit ndaj vetes. Fushë e intersimit tim të studimit të Psikologjisë, ka qenë gjithmonë Zhvillimi personal, sepse aty është pikënisja e njerëzve të suksesshëm dhe të lumtur.
Kontaktoni sot, për të ndihmuar veten tuaj në shumë sfera të jetës.
Kam Master në Psikologjinë e përgjithshme, andaj edhe grupmoshat dhe problematikat e trajtimit janë më të gjëra. Kësisoj ofroj këshillime individuale, në çift, dhe familjare për të gjitha grupmoshat dhe komunitetet.
Zhvillimi personal dhe praktimi i teknikave vetëndihmuese psikoterpeutike janë specialitet i fushës sime të studimit. Mos harroni se: "Askush nuk mund të marrë dy hapa përnjëherë, ju mund ta bëni vetëm një hap në kohë" - OSHO
Lirije Haziraj, Psikologe
Adresa: Rr.Nënë Tereza, Pejë, Kosovë
Nr.Telefonit: +383 49 238 766
Emaili: lira.psikologe@gmail.com